Parlamenti turk ratifikon projekt-ligjin për mediat sociale

Projekt-ligji u miratua nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe deputetët opozitarë të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP)

Parlamenti turk sot ka ratifikuar projekt-ligjin që rregullon mediat sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai u miratua nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe deputetët opozitarë të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Deputetët po ashtu miratuan një mocion që e vë Parlamentin në pushim deri më 1 tetor.

Projekt-ligji përcakton definicion zyrtar të provajderëve të mediave sociale dhe synon të caktojë një përfaqësues përgjegjës për hetimet dhe procedurat ligjore që lidhen me veprat penale në platforma.Parlamenti turk ratifikon projekt-ligjin për mediat sociale

Ai përcakton personat fizik ose juridikë, të cilët lejojnë përdoruesit të krijojnë, monitorojnë ose shkëmbejnë përmbajtje në internet, siç janë teksti, pamja, zëri dhe vendndodhja për interaksion social, si provajder të rrjetit social.

Provajderët e rrjetit social me qendra të huaja që kanë më shumë se 1 milion vizitorë në ditë në Turqi do të caktojnë të paktën një përfaqësues në vend. Informacioni i kontaktit të këtij personi do të përfshihet në faqen e internetit në një mënyrë të qartë dhe të lehtë për t’u përdorur.

Nëse përfaqësuesi do të jetë person fizik, jo juridik, ai duhet të jetë shtetas turk.

Provajderët e rrjetit social do të kenë 48 orë për t’iu përgjigjur urdhrave për të hequr përmbajtje fyese. Provajderët do të marrin masat e nevojshme për të ruajtur të dhënat e përdoruesit në Turqi brenda këtij vendi.

Gjobat administrative për provajderët që nuk përmbushin detyrimet do të rriten për të inkurajuar pajtueshmërinë. Më parë, gjobat ishin midis 10.000 -100.000 lira turke (1.500 dollarë – 15.000 dollarë) por tani shuma do të jetë midis 1 milion – 10 milionë lira (146.165 dollarë – 1.461.650 dollarë).

Lajme të ngjashme