Partizani “trondit” Teutën dhe merr kreun, Vllaznia e Laçi presion kryesuesve

Me këtë triumf Partizani merr vendin e parë në renditje, i avantazhuar nga ndeshjet direkte me Teutën, gjithashtu me pikë të barabarta me Partizanin (62). Edhe Laçi hyn në garë për titullin kampion.

Partizani ka arritur të marrë një fitore të madhe sot ndaj Teutës dhe të mbajë të hapur garën për titullin kampion të këtij sezoni. Një gol i Çinarit në minutën e 24 ishte momenti që vendosi gjithçka në kryendeshjen e kësaj jave. Pas golit të dy skuadrat kishin raste, teksa Murataj goditi shtyllën dhe iu afrua golit të dytë për të kuqtë.

Me këtë triumf Partizani merr vendin e parë në renditje, i avantazhuar nga ndeshjet direkte me Teutën, gjithashtu me pikë të barabarta me Partizanin (62). Edhe Laçi hyn në garë për titullin kampion. Kurbinasit fituan ndaj Tiranës me shifrat 0-1, falë një autogoli të Najdovski, të gatuar nga Mazrekaj nga këndi.

Me këtë fitore Laçi numëron 60 pikë, dy më pak se kryesuesit, duke qëndruar në garë për titullin, teksa javën e ardhshme sfidon Teutën. Kurbinasve u duhet vetëm një pikë në ndeshjet e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League. Nga ana tjetër Tirana humb shpresat për një vend në Europë, edhe për faktin se Vllaznia fitoi sot ndaj Kastriotin.

Shkodranët mundën të fitojnë ndaj krutanëve me shifrat 1-0, falë një goli të Dilaver, pas një aksioni model të shkodranëve, që gjithashtu rikthehen dhe mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion. Siç, duket nga rezultati, ishte një ndeshje e luftuar dhe shkodranëve iu desh shumë mund për të privatizuar 3 pikët. /abcnews.al