Pensionistët 5000 lekë shpërblim në fund të vitit

Pensionistët do të marrin edhe këtë vit 5000 lekë shpërblim për fundvit.

Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se 34 milionë dollarë që do të ndahen për të moshuarit janë siguruar tashmë, dhe ndryshe nga vitet e kaluara ato nuk do të merren nga fondi rezervë.

Gjatë raportimin në Komision ministrja tha se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.

Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm.