Përfshihet nga flakët pallati afër Drejtorisë së Policisë në Durrës, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Deri më tani mësohet se nuk ka lëndime në njerëz prej zjarrit.

Një pallat është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës. BalkanWeb raporton se pallati ndodhet afër Policisë së Durrësit.

Zjarrfikësja dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa dyshohet paraprakisht se një shkëndijë elektrike nga një aspirator ka shkaktuar zjarrin i cili është përhapur në ambientet e pallatit.

Deri më tani mësohet se nuk ka lëndime në njerëz prej zjarrit.