SHBA mund të mos kthehet në normalitet deri në vitin 2022, vendet europiane në bllokim të dytë

Dy nga ekonomitë më të mëdha të Europës kanë njoftuar një bllokim të dytë si një përgjigje për të luftuar numrat në rritje të koronavirusit.

Shifrat e koronavirusit janë rritur sërish kudo në botë, ndërsa në Europë shumë vende kanë rivendosur një mbyllje të dytë, situata nuk duket mirë as në Shtetet e Bashkuara ndërsa dimri po afron.

Virusi në rritje gjatë vjeshtës, do të thotë se ka pak mundësi për një normalitet në horizont, tha Dr. Anthony Fauci, kreui i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtetet e Bashkuara do të kenë një vaksinë muajt e ardhshëm, po ka shanse që një “pjesë e konsiderueshme e njerëzve” të mos vaksinohen deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021, tha Fauci.

“Unë mendoj se situata do të lehtësohet deri në fund të vitit 2021, por ndoshta do të duhet edhe viti 2022 për të parë më pas disa pamje të normalitetit. 29 shtete kanë vendosur rekorde të reja të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Bllokim i pjesshëm në Francë e Gjermani

Dy nga ekonomitë më të mëdha të Europës kanë njoftuar një bllokim të dytë si një përgjigje për të luftuar numrat në rritje të koronavirusit.

Duke filluar nga e premtja Franca do të futet në izolim për katër javë, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

Deklarata e tij erdhi vetëm disa orë më vonë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu njoftoi një bllokim katër-javor në të gjithë vendin duke filluar nga e hëna, në 2 nëntor.

Macron deklaroi se kufizimet ekzistuese nuk ishin “më të mjaftueshme”. Nga mesi i nëntorit, të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv mund të zihen nga pacientët e Covid-19 nëse nuk vihet një “frenim” ndaj virusit, paralajmëroi ai.

Njerëzve do t’iu duhet një certifikatë për të lëvizur. Bizneset jo-thelbësore, restorantet dhe baret do të mbyllen. Shkollat ​​dhe vendet e punës do të qëndrojnë të hapura dhe do të lejohen vizitat në shtëpitë e kujdesit. Sidoqoftë, francezët do të lejohen vetëm për të shkuar “për të punuar, për të shkuar në një takim mjekësor, për t’u kujdesur për një të afërm, për të bërë pazare për mallrat jetike dhe për të marrë pak ajër”, tha Macron.

Bllokimi i Francës do të zgjasë deri në 1 dhjetor të paktën, sipas Macron.

Restorantet, baret dhe klubet gjermane do të mbyllen gjithashtu për të “shmangur një emergjencë shëndetësore kombëtare”, sipas Merkel.

Njerëzit që banojnë në Gjermani këshillohen të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet dhe “t’i mbajnë kontaktet e tyre në një minimum absolut”, tha ajo. Shkollat ​​dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura, por duhet të marrin masa të rrepta për të vijuar aktivitetin. Kufizimet e Gjermanisë do të rivlerësohen brenda dy javësh, tha Merkel./CNN