Përfundon biseda telefonike mes Biden dhe Putin, Presidenti i SHBA-ve kërcënon: Nëse pushtoni Ukrainën atëherë…

Janë zbuluar pjesë nga biseda disa minutëshe mes Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Mediat e huaja bëjnë të ditur, se gjatë bisedës telefonike presidenti amerikan i ka bërë të ditur Putinit se “, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me…

Janë zbuluar pjesë nga biseda disa minutëshe mes Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Mediat e huaja bëjnë të ditur, se gjatë bisedës telefonike presidenti amerikan i ka bërë të ditur Putinit se “, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusinë.”

“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë,” thotë Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden “e kishte të qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët , dhe se janë po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Vlen të përmendet se situata mes dy vendeve është e acaruar. SHBA ka paralajmëruar se një pushtim rus në Ukrainë mund të ndodhë shumë shpejt, e për këtë arsye i ka bërë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër, Rusia i ka mohuar këtë zëra duke theksuar se nuk kanë ndërmend të ndërmarrin një ofensivë ushtarake në shtetin fqinj, edhe pse rreth 100 mijë trupa ushtarake të tyre ndodhen në kufirin mes dy vendeve.