6.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Përmbytje shkatërrimtare në Indi, të paktën 25 viktima

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala. Pamjet tregojnë momentet e tmerrit, kur një autobus me pasagjerë ishte bllokuar në ujë, por fatmirësisht ndihma u erdhi në kohë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet më të prekura. Helikopterët po dërgojnë furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, tha një ditë më parë kryeministri indian, Narendra Modi.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme