Përplasen dy motora në Tiranë, përfundon në spital me urgjencë një prej drejtuesve

Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motorr me drejtues H. H, me mjetin motorr me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.