Përplasen dy trena në Angli

Dy trena pasagjerësh janë përplasur dhe të paktën një ka dalë nga shinat pas një incidenti pranë një kryqëzimi hekurudhor në Wiltshire të Anglisë.

Sipas mediave britanike, ekuipazhet e urgjencës nxituan në vendngjarje në tunelin Fisherton midis Andover dhe Salisbury pas përplasjes rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme.

Së paku 12 pasagjerë besohet se janë lënduar në incident ndërkohë që raportohet gjithashtu se një nga drejtuesit e trenave është bllokuar brenda kabinës.

Shumë persona u plagosën në aksident, por Policia Britanike e Transportit tha se ishin ‘mirënjohës’ që askush nuk kishte vdekur.