Jeff Bezos i Amazon-it me super jahtin e tij vendoset në brigjet e Turqisë

Një jaht luksoz që i përket themeluesit të gjigantit amerikan të tregtisë elektronike Amazon.com Inc, Jeff Bezos, u pa të dielën duke lundruar në gjiret e provincës Muğla të Turqisë në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Jahti “Flying Fox” me flamur nga Ishujt Kajman i Bezos-it, 136 metra i gjatë, u ankorua në limanin Akbük të gjirit të Gökova-s në bregun perëndimor të Turqisë.

Jahti tërhoqi vëmendjen me përmasat e tij, pasi ka dy helipadë dhe një helikopter. Ai gjithashtu posedon palestër, xhakuzi, spa, pishinë dhe pajisje sportive ujore si dhe ambiente kinemaje.

Gjithashtu jahti mund të presë 22 mysafirë në 11 kabina, njëra prej të cilave është suitë master dhe dhjetë prej tyre janë suita VIP.

Jahti i Bezos-it më vonë u nis për në qytetin e famshëm turistik të Turqisë, Bodrum, në jugperëndim.​​​​​​​