Përplasja me Braçen në Kuvend/ Salianji: Shkaku u bë niveli i hipokrizisë për shmangien e daljes së emrit në përgjimet për Taçin. SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje!

Deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar se si nisi përplasja me deputetin socialist, Erion Braçe në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në “FrontLine”, ai ka sqaruar se e gjitha nisi pas pyetjes që ai i bëri lidhur me daljen e përgjimeve të zëvendëskryeministrit në hetimet për biznesmenin Rezart Taçi. Sipas Salianji tha se irritimi erdhi për arsye se nuk iu lejua fjala në foltore.

“Nuk është pamje e normalshme. Është një revoltë e imja për shkak të nivelit të hipokrizisë që politikanët përpiqen ti shmangen pyetjeve dhe përgjithësive. Unë kisha vetëm një pyetje. Kam folur edhe pas kësaj.

Kam bërë një pyetje a je ti zëvendëskryeministri. Po përgjimi është i tetorit dhe paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zëvendëskryeministri apo aktual, është po i kësaj qeverie. SPAK-u duhet t’i shkojë deri në fund. Kur ke njerëz që tentojnë që pasi vjedhin zgjedhjen, Shqipërinë, taksat, e bëjnë dhe të fortin se duan të heqin fjalën kjo nuk bën tani. Paqe dhe dashuri në botë”, tha Salianji.