Pesë viktima të tjera nga Covid/ 5,129 pacientë aktivë në të gjithë vendin

Pesë pacientë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Viktimat janë një 61-vjeçar nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Mallakastra.

Nga 1,383 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar  pozitivë me koronavirus 167 qytetarë.

Konkretisht 44 raste janë regjistruar në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnjë, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 5,129 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167
Të shëruar në 24 orë       253
Të shtruar në spitale       121
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890
Raste pozitive                207,709
Raste të shëruara          199,386
Raste Aktive                      5,129
Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,381
Fier                 579
Durrës             397
Shkodër          349
Elbasan           321
Vlorë                262
Berat               247
Gjirokastër     196
Lezhë              136
Korçë               103
Kukës               82
Dibër                76