Pëson arrest kardiak në plazhin e Vlorës, ndërron jetë turisti austriak

Një turist 76-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një arresti kardiak.

Një turist 76-vjeçar nga Austria ka humbur jetën në bregdetin e Vlorës, si pasojë e një arresti kardiak.

Policia njofotn se austriaku ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjeksore të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.