Heqja e kufizimeve për udhëtimet, BE përditëson listën e vendeve, përfshihet dhe Shqipëria

Këshilli Europian ka përditësuar listën me vendet e përfshira për heqjen e kufizimeve për udhëtimet në BE.

Në këtë listë ndodhet edhe Shqipëria, dhe tashmë vendet e BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimeve në kufijtë e jashtëm për banorët e cilësuara si vende të treta.

Çdo dy javë kjo listë do të rishikohet nga Këshilli Europian, teksa nga sot BE heq kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë.