Peticion për rindërtimin e teatrit siç ishte dhe ku ishte

Kjo do të jetë protesta e dytë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë sërish pjesë edhe opozita.

Disa minuta përpara nisjes së protestës së sotme për Teatrin Kombëtar, qytetarët kanë firmosur një peticion për rindërtimin e teatrit siç ishte më parë dhe aty ku ishte.

Kjo do të jetë protesta e dytë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë sërish pjesë edhe opozita.

Presidenti Ilir Meta publikoi një video me pamje nga përleshjet e së dielës, mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, në orët që pasuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook. /A2News