Pezullimi i fluturimeve në Rinas, kryeministri: Ilir Meta nxitës i kësaj goditje të çmendur, por…

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Twitter”, ka reaguar për situatën në aeroport...

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Twitter”, ka reaguar për situatën në aeroport.

Rama shprehet se Ilir Meta është nxitës i goditjes së çmendur, duke shtuar se nuk do ia dalin. Sipas Ramës, grupi i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”,

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!