Turqi, rrëzohet një aeroplan ushtarak, martirizohet piloti

Aeroplani u rrëzua në provincën qendrore Konia, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se një pilot turk u martirizua kur një aeroplan ushtarak u rrëzua në Turqinë qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aeroplani NF-5 që i përket Forcës sonë Ajrore, i cili ishte në një fluturim stërvitor në Konia, pësoi një aksident në ora 14:15 për arsye të panjohura”, njoftoi ministria në twitter.

Ministria bëri të ditur se ka nisur hetim lidhur me aksidentin.

Ministria gjithashtu tha se aeroplani i përkiste ”Turk Stars”, ekipi demonstrues aerobatik i Forcave Ajrore Turke.

Ekipet e urgjencës u dërguan në vend pasi avioni u rrëzua në lagjen Fevzi Cakmak në rrethin Karatay, sipas burimeve lokale.

Pas aksidentit, presidenti turk, Recep Tajjip Erdoğan, në një postim në twitter shprehu mëshirën e Allahut mbi martirin dhe i përcolli ngushëllime familjes së tij.