“Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë”/ Deputetja e PS, Erion Veliaj dhe gjimnazistë të Tiranës nisin pastrimin e Lanës

Deputetja e Partisë Socialiste Dallëndyshe Bici ditën e sotme së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, me efektivët e Komandës Mbështetëse, vullnetarë të Bashkisë Tiranë dhe gjimnazistë të Tiranës ndërmorën një aksion për pastrimin e lumit të Tiranës në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë.

“Sot me efektivët e Komandës Mbështetëse, vullnetarë të Bashkisë Tiranë dhe gjimnazistë të Tiranës nisëm pastrimin e lumit të Tiranës, në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë”- shkruan ajo.