KQZ nis numërimin e votave në Kosovë/ Përparim Rama i LDK-së në avantazh nga Vitia në garën për Prishtinën, ja rezultatet e para në komunat e tjera

Këtë të diel me 14 tetor, është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021, në 21 komuna .

Sipas KQZ-së, me numërimin e 50 për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë po prinë kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi me 55.81 për qind të votave.

Deri më tani janë numëruar rreth 3 për qind e votave, sipas të cilave Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 50.66 për qind ose 850 vota. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 49.34 për qind ose 828 vota. Deri më tani në komunën e Klinës janë numëruar 60,00 % e vendvotimeve, apo 36 nga 60 vendvotime sa janë gjithsejtë.

Nga rezultatet e deritanishme Zenun Elezaj i AAK-së prin me 57.49% kurse Esat Raci i PDK-së ka 42.51%. Dalja e qytetarëve në zgjedhje në këtë komunë është 29.83 %.

Në Komunën e Dragashit tashmë janë numëruar mbi 50% të votave. Sipas të dhënave nga KQZ, kandidati i PDK-së ka përmbysur rezultatin e raundit të parë.

Kur janë numëruar rreth 50% të votave Shabani kryeson me 305 vota ndaj kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini. Në Komunën e Malishevës tashmë janë numëruar mbi 70% të votave. Sipas të dhënave nga KQZ, kandidati i Nismës ka prin me mbi 650 vota ndaj kandidatit të PDK-së.

Sipas KQZ-së, me numërimin e 50 për qind të votave në Komunën e Rahovecit po prinë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 75.49 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së Visar Korenica ka marrë 24.52 për qind të votave.