Po punonte në pus, 74-vjeçari në Fier bie brenda saj, gjen menjëherë vdekjen

I moshuari ka rënë aksidentalisht në pus, aty ku dhe ka gjetur vdekjen. Kanë qënë familjarët e tij ata që kanë gjetur trupin e pajetë të të moshuarit.

Një 74-vjeçar është mbytur në fshatin Agim në Fier, teksa ka qënë duke punuar në pus. I moshuari ka rënë aksidentalisht në pus, aty ku dhe ka gjetur vdekjen. Kanë qënë familjarët e tij ata që kanë gjetur trupin e pajetë të të moshuarit.

NJOFTIMI:

Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.