Polici vrau kolegun në komisariat/ “Narkopolicia Rama-Çuçi”, reagon ashpër Berisha: Vrasësi me uniformë dhe i droguar!

Pas publikimit të momentit të vrasjes së policit nga kolegu i tij brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, vjen sërish një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se ekzekutimi në vendin e punës nga vrasësi me uniformë është një krim horror.

REAGIMI I BERISHËS
Krimi horror! Ekzekutimi policit, Çaush Saliasi ne vendin e punes, ne komisariatin Nr. 3 nga vrasesi me uniforme dhe i droguar, Ludian Zaimi!
Narkopolicia Rama-Çuçi. sb