“Pse më shtytë”/ Shënohet incidenti i parë në prag të finales së Tiranës, tifozi holandez përleshet dhunshëm me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Këto janë pamjet që vijnë nga një lokal në zonat e nëntë-katëshve në Tiranë, ku një tifoz holandez është konfliktuar dheshëm me qytetarët vendas.

Pamjet janë siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

Ndërkohë burime nga policia thonë për gazetarin Igli Çelmeta se tifozi holandez ka qenë i pirë.

Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë.

Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta.

Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë.