Prapaskenat/ Pse u anulua konferenca e Macron dhe Michel në Bruksel, “DW”: Asnjë rezultat konkret, s’pati afrim as me Serbinë për sanksionet ndaj Rusisë

Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në…

Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete. Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore. Gjatë së enjtes pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të BE fillojnë samitin e BE, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë./DW