Shqipëri, 271 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 278.211.

Gjatë orëve të fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet në 3.497.

Në gjithë vendin janë shëruar edhe shëruar 73 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.471 dhe raste aktive aktualisht janë 1.243.

Në Shqipëri janë kryer edhe 1.035 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.841.267 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë, ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin, për shkak të rritjes së lëvizjeve përgjatë sezonit veror.