Trajneri i Kukësit Skënder Gega i clii prej ditë po kurohej në Turqi për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij si pasojë e Covid-19, ka lënë ditën e sotme spitalin.
Bëhet me dije se Gega pritet që të mbërrijë ditën e sotme në aeroportin e Rinasit dhe mësohet se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Mjeku shqiptar që e ndoqi me shumë përkushtim gjendjen e trajnerit ishte Gersi Alisha, i cili ka lejuar që trajneri të udhëtojë drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se Gega rezultoi pozitiv me Covid-19 me datën 11 nëntor dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, u nis drejt Turqisë me urgjencë.
Koronavirusi i kishte prek mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit detyroi të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.
Njoftimi i klubit:
Trajneri i Skënder Gega ka lënë sot spitalin. Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.
Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit. Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega



