Premier League rikthen ekipet në fushë

Arsenali dhe Brighton hapën fushat e stërvitjes për lojtarët që të kryejnë stërvitje individuale dhe pas tyre do të nisë dhe West Ham.

Disa nga ekipet kryesore të Ligës Angleze të futbollit janë rikthyer sot në fusha për të rinisur stërvitjen, për mbylljen e sezonit 2019-2020, i cili ka mbetur pezull si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse duhet thënë që në Premier League çështja e titullit është e mbyllur, pasi Liverpool kryeson shumë i shkëputur nga ndjekësit, drejtuesit e klubeve do të mblidhen gjatë kësaj javë për të vendosur dhe detajet e rifillimit të ndeshjeve, transmeton A2News.

Arsenali dhe Brighton hapën fushat e stërvitjes për lojtarët që të kryejnë stërvitje individuale dhe pas tyre do të nisë dhe West Ham.

Sipas deklaratave të mëparshme, Premier League mund të rifillojë më 8 qershor, por e gjitha kjo varet nga miratimi i qeverisë britanike dhe situatës nga pandemia.