Presidenca e Turqisë propozon zgjatjen e vendosjes ushtarake në Gjirin e Adenit

Presidenca e Turqisë në një rezolutë në parlament ka propozuar një zgjatje të vendosjes së forcave turke në Gjirin e Adenit, Somali dhe Detin Arabik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ligjvënësit sot do të debatojnë mbi mocionin që kërkon zgjatjen e vendosjes së forcave turke deri më 10 shkurt të vitit 2023.

Që kur u miratua për herë të parë nga parlamenti turk në vitin 2008, mocioni i vendosjes ushtarake është zgjatur 13 herë.

Gjiri i Adenit, që ndodhet afër Jemenit dhe afër ngushticës Bab el-Mandab, pikës së katërt më të madhe të tranzitit të naftës në botë, është një rrugë strategjike për naftën bruto në Lindjen e Mesme.