“Protesta dhe zgjedhje”, Meta cakton drejtuesit për 11 njësitë në Tiranë: Kanë për detyrë të skanojnë dhe…

Ilir Meta tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj qeverie, që sipas tij po shkatërron qytetin me ndërtime pa leje. Meta tha se do të vijoj në protestat, teksa komunikoi edhe drejtuesit kryesorë për 11 njësitë në Tiranë, që sipas tij kanë për detyrë të bëjnë skaner dhe të ketë një organizim më të mirë për të arritur qëllimin e PL.

“Paskan shpërthyer ndërtime pa leje në tiranë, te të gjitha kullat ku pi kafe Rama, dhe nuk paska pasur dijeni se çka ndodhur në këto 10 vite në tiranë

Ky është operacion i pastër vënie gjobash, vjedhje parash për zgjedhje, do të bëjë të mirin para popullit të Tiranës që e ka shkatërruar përmes shkatërrimit të qytetit.

Ndaj vepron drejtësia ndaj të moshuarës 82 vjeç për kotecin pa leje, por s’mund të veprohet ndaj oligarkëve, enturazhit më të dashur të krye oligarkut Rama.

Ndaj është koha për veprim, pasi gjithçka është e qartë, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj qeverisje të pashpirt. Besoj te të gjithë ju dhe PL do shkëlqejë në këtë betejë për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë. Na duhet një organizim më i mirë se tani, për të 11 njësitë, dua tu komunikoj disa nga drejtuesit kryesorë që bashkë me strukturat ekzistuese do nisin punën që nesër në çdo njësi. Kanë për detyrë të bëjnë skaner të gjitha njësive.

Delegimet në njësitë e Tiranës

Njësia 1: Endrit Braimllari
Njësia 2: Erisa Xhixho
Njësia 3: Brisida Shehaj
Njësia 4: Elona Guri
Njësia 5: Ilir Meta
Njësia 6: Floida Kërpaçi
Njësia 7: Monika Kryemadhi
Njësia 8: Klevi Pojana
Njësia 9: Tedi Blushi
Njësia 10: Kejdi Mehmetaj
Njësia 11: Endrit Braimllari

Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta!”, përfundoi Meta.