“Vjedhje e mashtrim, kjo është filozofia e tyre”, Meta: Dhjetëra milionë euro nga taksat e qytetarëve shkojnë tek inceneratori që nuk ekziston

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat në Tiranë, u shpreh se dhjetëra milionë euro nga qytetarët e Tiranës shkojnë për Inceneratorin i cili nuk ekziston dhe për të cilin pak ditë më parë PL bëri edhe një protestë.

Ai shtoi se filozofia qeverisëse e mazhorancës në pushtet është vjedhja dhe mashtrimi

“Tirana vuan nga një trafik i tmerrshëm. është bërë e pamundur për një qytetar të gjejë parking pa pagesë.

Qytetarët paguajnë taksat më të larta në pushtetin qendror dhe lokal. paratë e tyre shkojnë me dhjetëra mln euro tek inceneratori i Tiranës, atje ku ishit ju dhe mijëra qytetarë të tjerë.

Dhjetëra mln euro që justifikohen me firmat e personave të vdekur, ky është modeli i tyre qeverisës, mashtrim e vjedhje, vjedhje e mashtrim”, tha Meta.