Publikohet foto e vendit ku u gjet trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës në Dajt

Policia ka publikuar foton ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë të Dajtit.

Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në një humnerë në zonën e Dajtit.

Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku.

Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. Zhdukjen e tij e kishte denoncuar djali i tij Saimir Hoxha, pas 4 ditësh pritje për kthimin e tij.