“Qeveria e barsoletave”/ Zhupa: Shkarkimi i zv/ministrit të Arsimit ndodhi kur po raportonte në mbledhje! Kushin ose nuk e pyet njeri, ose tallet me parlamentin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, ku në mbledhjen e sotme u emërua në detyrën e zëvendës ministres së Arsimit, Albana Tole.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Zhupa e ka cilësuar si qeveri të barsoletave, pasi sipas saj shkarkimi i zv/Ministrit të Arsimit ndodhi kur po raportonte në parlament për buxhetin.

Më tej ajo thotë se ministrja e Arsimit, Evis Kushi është larguar se do shkonte në mbledhje qeverie dhe e delegoi zëvendësministrin Rrumbullaku të përgjigjej për pjesën e mbetur, ndërsa shton se Kushin ose nuk e pyet njeri, ose nuk kishte ide për vendimin, ose sipas saj është tallur me parlamentin.

“Qeveria e barsaletave! Sot në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur. E delegoi në mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi në mbledhje tjetër për ta shkarkuar! Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide që do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim! Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje”, shkruan Zhupa në “Facebook”.

Vendim