Qeveria e Malit të Zi drejt rrëzimit, sot votimi në parlament

Sot pritet të votohet në Parlamentin e Malit të Zi rrëzimi i kryeministrit Zdravko Krivokapic. Qeveria e Malit të Zi është në prag të rrëzimit pas mosmarrëveshjeve të koalicionit qeveritar të krijuar nga partitë opozitare që përmbysën qeverinë e Milo Gjukanoviçit pas 30 vitesh pushtet. Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç, ka paralajmëruar protestë para…

Sot pritet të votohet në Parlamentin e Malit të Zi rrëzimi i kryeministrit Zdravko Krivokapic.

Qeveria e Malit të Zi është në prag të rrëzimit pas mosmarrëveshjeve të koalicionit qeveritar të krijuar nga partitë opozitare që përmbysën qeverinë e Milo Gjukanoviçit pas 30 vitesh pushtet.

Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç, ka paralajmëruar protestë para kuvendit. Kryetari i partisë “Unioni Demokratik Shqiptar” në Mal të Zi tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se mund të ketë edhe përplasje.

“Dy partitë shqiptare do kenë dy ministri në qeverinë e re kalimtare. Qeveria teknike do ketë mandat një vit për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh ai.

Kriza e pushtetit për shkak të mosmarrëveshjeve partiake, midis Kuvendit dhe Qeverisë, e po ashtu edhe brenda vetë Qeverisë, ka rezultuar me kërkesat për shkarkimin e të gjithë këtyre udhëheqësve në Mal të Zi.

Abazoviç kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiç. Kryeministri Krivokapiç kërkon shkarkimin e Abazoviçit. Opozita kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiç.

Një ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi nuk votoi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç. Shumica e deputetëve nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.