Qeveria fal gjobat për bizneset që nuk paguan tatimin mbi fitimin

Ndërkohë, për ato biznese që i kishin paguar këto gjoba, do të mund t’i përdorin për të paguar detyrimet e tjera tatimore.

Qeveria do të falë të gjitha gjobat e vendosura ndaj bizneseve që nuk kanë paguar këstet e tatimit mbi fitimin për tre muajt e parë të vitit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se e merr këtë masë për të lehtësuar sipërmarrjen, që është prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Ndërkohë, për ato biznese që i kishin paguar këto gjoba, do të mund t’i përdorin për të paguar detyrimet e tjera tatimore.

Tatimi mbi fitimin është një taksë që bizneset e parapaguajnë me këste në bazë të fitimit mbi xhiron që kanë realizuar një vit më parë, shkruan A2News.

Financat deklarojnë se në të njëjtën mënyrë do të trajtohen edhe gjobat e tjera për deklarimin apo pagesën me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore.