Qeveria Kurti paralajmëron masa reciprociteti me Serbinë

Ai tha se është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës.

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të kthejë masa reciprociteti me Serbinë.

“Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

Kështu u shpreh të hënën zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu për mediat.

Ai tha se është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës.

“Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu.

Qeveria e kaluar e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti i kishte hequr masat e reciprocitet me Serbinë.

Masat e reciprocitet që vendosi qeveria Kurti në 2020:

  • Masa reciprociteti për të gjitha dokumentet dhe praktikat që prekin çështjet tregtare
  • Masa reciprociteti për njohjen e të gjitha kualifikimeve profesionale (siç janë diplomat, certifikatat, licencat, lejet etj. të lëshuara nga autoritetet kosovare)
  • Masa reciprociteti për targat e automjeteve (autobusë, kamionë, vetura etj.)
  •  Masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të personave, përfshirë njohjen e dokumenteve të lëshuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina siç janë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët

/Exit