The Guardian – Shqipëria në listën e vendeve ku Facebook përdoret për të manipuluar opinionin publik

Në listën e vendeve ku kjo praktikë kryet, sipas The Guardian është dhe Shqipëria. Vendet e tjera përfshijnë Hondurasin, Meksikën, Ukrainën, Iranin, Korenë e Jugut, Italinë etj.

Një investigim i prestigjiozes britanike ‘The Guardian’ hedh dritë mbi mënyrën se si Facebook përdoret nga marketuesit politik për të manipuluar diskursin publik dhe për t’i dhënë më shumë pëlqyeshmëri një lideri krahasimisht me një tjetri.

Në listën e vendeve ku kjo praktikë kryet, sipas The Guardian është dhe Shqipëria. Vendet e tjera përfshijnë Hondurasin, Meksikën, Ukrainën, Iranin, Korenë e Jugut, Italinë etj.

Sipas The Guardian, specialistët e komunikimit politik përdorin faqe artificiale në Facebook për të komentuar, pëlqyer apo shpërndarë informacion politik me një përmbajte të qëllimshme që ndikon në opinion. Kjo arrihet me një person që krijon disa faqe të ndryshme në Facebook, të cilat më pas përdoren për të rritur angazhimin në postimet e liderëve politik, bizneseve apo mediave.

Më poshtë investigimi i plotë:

https://www.theguardian.com/technology/2021/apr/12/facebook-loophole-state-backed-manipulation