Qeveria serbe heq pasaportën për shqiptarët

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Qeveria Serbe sot ka miratuar vedimin që do u mundësojë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë pa pasaportë.

Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Serbi me një kartë identiteti të vlefshme.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.