Rama: Bizneset të punësojnë ata me ndihmë ekonomike, rrogën ua japim bashkë

Edi Rama: Do të kërkojmë aleancë nga biznesi për të punësuar persona që janë me ndihmë ekonomike dhe t’ja kalojnë si pjesë page ndihmën e konomike. Që do të thotë shteti paguan pjesën që mbulon ndihma ekonomike, ndërsa pjesën tjetër të pagës e paguan bizesi. Bëhet fjalë për persona që kanë kushte të mira fizike e gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë mënyrë u heqim njerëzve varësinë ndaj ndihmës ekonomike që është vetëm për të mbajtur fryëmn gjallë e për asgjë tjetër.