Masakra në SHBA/ Makina futet në mes të turmës, vret 5 veta e plagos 40 të tjerë. Autori dyshohet se po ndiqej nga persona të tjerë, numri i viktimave mund të rritet

Gazetarja Meniada Zaimi, ka treguar detaje për “Neës 24”, rreth ngjarjes së rëndë që u shënua një ditë më parë në Wisconsin të SHBA-ve.

Ajo raportoi se është identifikuar personi i sulmit me makinë, ku mbetën të dvekur 5 persona dhe u plagosën 40 të tjerë. Sipas gazetares ai është Darrell Edward Brooks, një 39-vjeçar me shumë rekorde kriminale.

Ekzistojnë dyshime se autori ishte përfshirë në një inceident para se të ndodhte ngjarja e rëndë, e pikërisht, për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë apo personave të tjerë që ishte konfliktuar, ai ka ndërmarrë aktin e rëndë duke u futur me makinë mes turmës së njerëzve.

“Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes, bëhet fjala për një 39-vjeçar, ai është i njohur se ka një listë të gjatë të veprimtarive kriminale. Ai po mbahet në paraburgim dhe po pyetet për këtë ngjarje. Autori i dyshuar i sulmit me makinë. Mendohet se autori i dyshuar ka qenë duke u arratisur nga një skenë krimi, pas ngjarjes së rëndë. Dyshohet se ai ishte duke i shpëtuar personave që po e ndiqnin apo policisë. Sigurisht një gjë e tillë krijoi panik, një shqetësim të madh në qytet dhe një numër të konsiderueshëm viktimash 5 të vrarë dhe 40 të plagosur. Autoritetet thonë se numri i viktimave do të rriten.

Sot, qyteti vazhdon të jetë i përfshirë nga një situatë e rëndë, nisur nga tragjedia. Autoritetet mbajnë të rrethuar vendin dhe pas pak minutash do të raportohen të dhënat e mëtejshme me incidentin që ka ndodhur më herët”, tha gazetarja.