Rama jep lajmin: 31590 doza të Pfizer mbërritën sonte në aeroportin “Nënë Tereza”, mbi 1.9 milionë vaksina anti-covid të ardhura në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se doza të tjera të vaksinave anti-covid kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për 31590 doza të Pfizer, teksa në total, kryeministri shkruan se në vend kanë ardhur mbi 1.9 milionë vaksina. Rama përsërit thirrjen për t’u vaksinuar.

“🧪 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë 💉”, shkruan Rama.