Rama në Slloveni, takon kryeministrin Janez Janša për integrimin europian dhe Planin e Investimeve të BE

Ai zbulon se në takim janë diskutuar procesi i integrimit europian të Shqipërisë, Plani i Ivestimeve të BE, gjendja politike dhe ekonomike e rajonit si dhe përgatitja e Slovenisë për të marrë Presidencën e radhës në BE.

Kryeministri Edi Rama është larguar në Slloveni për të takuar homologun e tij Janez Janša.

Siç shkruan kryeministri, takimi është zhvilluar në qytetin Bled. Ai zbulon se në takim janë diskutuar procesi i integrimit europian të Shqipërisë, Plani i Ivestimeve të BE, gjendja politike dhe ekonomike e rajonit si dhe përgatitja e Slovenisë për të marrë Presidencën e radhës në BE.

Postimi në Facebook:

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm 🇦🇱🤝🇸🇮

#Faleminderit #HvalaVam