Silva Fejzaj është dërguar në urgjencë mbrëmjen e sotme  në spitalin e Ballshit.

Transporti i saj u bë me një automjet privat nga kolegët e saj pasi gjendja shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Mësohet se janë 5 mjekë që po e asistojnë dhe japin ndihmë.

Gratë naftëtare sot mbyllën ditën e 10 të grevës së urisë.

Ato kanë paralajmëruar se do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre, duke theksuar se nuk ka asgjë për të negociuar kur po kërkohen vetëm paratë që meritojnë.