Rama shkon në Vaun e Dejës, i moshuari mallkon: Ai që nuk voton për ty, mos i bëftë hajër vaksina!

Një prej tyre madje ‘mallkoi’ edhe personat që nuk votojnë Partinë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vaun e Dejës, aty ku po zhvillohet vaksinimi i të moshuarve. Rama shkoi në qendrat shëndetësore aty ku po marrin dozëne parë të vaksinës të moshuarit mbi 70 vjeç.

“Përshëndetje, uluni, uluni mos luni se ju e keni kryer,”- tha Rama sapo hyri dhe mori falenderime nga të moshuarit.

Një prej tyre madje ‘mallkoi’ edhe personat që nuk votojnë Partinë Socialiste.

“Ai që nuk voton për ty, mos i bëftë hajër vaksina,”- tha i moshuari, ndërsa vetë Rama shtoi se kjo gjë nuk ka lidhje me votën.

“Jo, jo, nuk ka lidhje vaksina me votën,”- tha Rama dhe më pas u largua nga aty.

Sot vijon dita e katërt e vaksinimit masiv në Shqipëri. Në totl, sipas ministers Ogerta Manastirliu deri më tani janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ndërkohë që shumë të tjerë presin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.