Rama takon ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë: Diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama është takuar  me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.

Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Rama ka  shprehur mirënjohjen Austrisë, si mbështetëse e palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.