“Mos devijojmë nga rruga euroatlantike”/ Abazoviç: Gjukanoviç ka “virusin” e luftës së 90-ës, duhet rifreskim. Raportet me Ramën? Nuk mund të ishim më të mira!

Për zëvendës kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç sfida kryesore është mos devijimi i vendit nga rruga euroatlantike. Në një intervistë për gazetaren e Neës24, Aurora Golemi, duke folur mbi ndikimin rus dhe kinez Abazoviç tha se këtë sfidë jemi përpjekur ta përmbushim me sukses pavarësisht se Mali i Zi ka problemi nga ato ndikime.

Më tej ai ka folur edhe për një mundësi bashkëpunimi me presidentin Milo Gjukanoviç për të cilin tha se ka ardhur koha që të ketë disa rifreskime.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama ku veçoi energjinë pozitive të tyre. Ai përmendi projektin e përbashkët të dy qeverive urën që do të ndërtohet mbi lumin Buna që do të lidhë dy vendet.

Ndikimi i Rusisë dhe Kinës

“Ndikimi i tyre si Rusia, Kina SHBA, BE duan me kërkuar influencën e tyre në Mal të Zi dhe në çdo shtet . Ne kemi probleme me ndikimin rus dhe kinez. Mundohemi të mbajmë një kurs euroatlantik dhe sfida kryesore është mos të devijojmë nga kjo rrugë. Kë të punë ne jemi duke e bërë me sukses. Me u bërë pjesë e BE-së çdo ide tjetër në Mal të Zi është e dobishme. Duhet të mbajmë këtë kurs. Nëse dikush përpiqet ta ndërrojë atë kurs do të kërkojë partnerë të tjerë”

Bashkëpunim me presidentin Milo Gjukanoviç

“Presidenti është një figurë që ka burimin në 90-ën. Janë eleitë që e kanë burimin në luftë. Do të ishte mirë që të ketë disa rifreskime, që nuk e kanë virusin e luftës së 9-ës. Nëse kjo ndodh do të krijohen modalitete të ndryshme. Koha e re kërkon njerëz të rinj.

Qeveria e re e Bullgarisë

“Nuk jam kundër ndryshimeve në Bullgari. Luftimi kunhdër korrupsionit është i mirë për Bullgarinë. Jam optimist se qeveria e re atje do të krijojë bashkëpunim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Tani do të vijë një frymë e re me kriju ura bashkëpunimi”

Marrëdhëniet me kryeministrin Rama

“Raportet i kemi jashtëzakonisht të mira. Pasi juemi takuar për herë të parë kemi shkëmbyer energji pozitive. Kam dëshirë me përmend projektin urën mbi Lumin Buna që do të lidhë dy vendet. Jemi dakortësu për 5 minuta dhe Mali i Zi e ka përfshirë në buxhet ku të njëjtën gjëmë ka thënë edhe Rama. Raportet tona janë jashtëzakonisht të mira dhe mendoj se nuk mund të jenë më të mira”