6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Rama: Të jepet vendimi më ekstrem për barbarin që vrau 8-vjeçarin në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier u një fëmijë 8 vjeç, i cili qe raportuar i humbur u gjet i vrarë në banesën e komshiut.

“Drejtësia duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës të opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji i republikës së Shqipërisë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit për ngjarjen e ndodhur në Fier, ku u gjet i vrarë një 8-vjeçar.

Kreu i qeverisë e quajti autorin barbar dhe nënvizoi se kjo ngjarje të lë pa fjalë.

“Sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga Policia, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë. Duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë”, tha Rama.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier u një fëmijë 8 vjeç, i cili qe raportuar i humbur u gjet i vrarë në banesën e komshiut.

Trupi u gjet i mbuluar me baltë, në ambientet e banesës së Klodian Çalamëni, 38 vjeç. Ky i fundit u arrestua nga Policia.

Autori i ngjarjes ka shfaqur shenja dhune edhe në të shkuarën, kryesisht kundrejt fëmijëve.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme