5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Rama: Rikthimi i dënimit me vdekje s’është i mundur

Deklarata e Ramës vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku një fëmijë 8 vjeç u gjet i vrarë në banesën e komshiut.

Dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla, deklaroi kryeministri Edi Rama teksa u pyet nga gazetarët për rishikimin e Kodit Penal, për ngjarje të rënda si ajo Fierit.

Kreu i qeverisë nënvizoi se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur, as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje.

“Çështja e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë dhe në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat për heqjen e dënimit me vdekje të bazuar në shumë analiza. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara i kanë këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet me ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut”, tha Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku një fëmijë 8 vjeç u gjet i vrarë në banesën e komshiut.

Trupi u gjet i mbuluar me baltë, në ambientet e banesës së Klodian Çalamëni, 38 vjeç. Ky i fundit u arrestua nga Policia.

Autori i ngjarjes ka shfaqur shenja dhune edhe në të shkuarën, kryesisht kundrejt fëmijëve.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme