“Rama vuan faktin që dola nga Presidenca duke bërë shqiponjën”, Meta: Paditë ndaj meje në SPAK, për të tërhequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se paditë e bëra ndaj tij në SPAK, kanë si qëllim vetëm devijimin e vëmendjes së qytetarëve nga afera korruptive e inceneratorëve.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shqetësim nga ndonjë institucion drejtësie qoftë në Shqipëri, qoftë në çdo vend të botës.

Ish presidenti, i ftuar në OraNews, deklaroi se kryeministri Edi Rama e vuan faktin që ai doli nga Presidenca duke bërë shqiponjën.

“Asnjë dosje nuk ka vlerë atje pa firmën e Edi Dramës, Rama më fal. Është Edi Rama që i ka bërë shumë prej tyre bedela dhe do bëj dhe ca të tjerë për të shtyrë këtë kohën që i ka ngel.

Ai është personi i parë që mund të provohet integriteti i këtij institucioni si i pavarur.

Për sa më takon mua asnjë shqetësim nga asnjë institucion drejtësie këtu dhe në të gjithë botën.

Të gjitha paditë ndaj meje në SPAK janë për të tërhequr vëmendjen ndaj aferës së inceneratorëve dhe nga do çështje tjetër që unë kam ngritur.

Edi Rama e vuan shumë atë faktin që unë dola nga Presidenca duke bërë shqiponjën, ai do donte që unë të dilja ndryshe në forma të tjera, por kjo është fatkeqësia e tij pasi jo çdokush mund të blihet me para”, tha Meta.