“Ranger Rover” përplas dy efektivë policie në Durrës

Dy efektivë policie janë plagosur mbrëmjen e sotme në Rrugën e re të Portit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një person që lëvizte me një automjet tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë në sens të kundërt, nuk i është bindur urdhërit të bluve të qytetit bregdetar për të ndaluar.

Drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen duke i përplasur dy punonjësit e policisë.

Njëri prej punonjësve të policisë ndodhet aktualisht për ndihmë mjeksore në urgjencën e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas.

Forcat operacionale të DVP Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e tij, ndërsa vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër.