Tre shqiptarë arratisen nga burgu në Itali

Tre shqiptarë të dënuar në burgun e Trevisos në Itali janë arratisur mëngjesin e djeshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur ata prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë.

Edison Pula, 27 vjeç është tashmë në arrati ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë nga policia italiane.

Pula, anëtar i bandës së Niklës, u arrestua në shkurt të këtij viti në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive mes Trevisos dhe Bellunos.