Rastet e reja me COVID-19 në nivelin më të ulët që prej fillimit të pandemisë

Gjatë ditës së fundit, nga 2639 testime kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë, ku në Tiranë, kanë rezultuar të prekur vetëm dy persona.

Rastet e reja të prekur nga COVID-19 kanë ardhur duke rënë dhe kanë prekur nivelin më të ulët që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Gjatë ditës së fundit, nga 2639 testime kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë, ku në Tiranë, kanë rezultuar të prekur vetëm dy persona.

Por, ndërsa infektimet e reja janë ulur, ende coronavirus vazhdon të marrë jetë njerëzish. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshave 40-79 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive kurse në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë.

Statistika (17 Maj 2021)

Testime totale            679,396

Raste pozitive             132,032

Raste të shëruara        125,419

Raste Aktive                  4,178

Humbje jete                  2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         3276

Shkodër       175

Korçë            160

Gjirokastër   96

Fier               90

Lezhë           88

Vlorë             87

Elbasan        67

Berat             53

Durrës          40

Kukës           23

Dibër           23